RENATA NATURALIS

🌿 🌿 Hidrosol Rosa canina 🌹 trëndafil i egër: 15.60€ Hidrosol Malva sylvestris 🌸 mëllagë e zezë: 15.60€ Hidrosol Achillea millefolium 🌼 mijëfletësh: 15.60€ Hidrosol Salix alba 🌳 shelg i bardhë: 15.60€ Green Willow 🍃 kombinim i bimëve të egra me efekt seborregullues dhe veprim antiakne e anti=inflamtor:19.50€ 🚚 Për porositë mbi 50€, transport falas! 🌿 🌿 Hidrosol Rosa canina 🌹 trëndafil i egër: 15.60€ Hidrosol Malva sylvestris 🌸 mëllagë e zezë: 15.60€ Hidrosol Achillea millefolium 🌼 mijëfletësh: 15.60€ Hidrosol Salix alba 🌳 shelg i bardhë: 15.60€ Green Willow 🍃 kombinim i bimëve të egra me efekt seborregullues dhe veprim antiakne e anti=inflamtor:19.50€ 🚚 Për porositë mbi 50€, transport falas!

Esenca të distiluara me një kujdes të sinqertë.

Hidrosole artizanale dhe kozmetikë organike, të distiluara në bakër nga flora e egër e mbledhur me dorë.

Zbuloni Hidrosolet Shihni Procesin

Pse të zgjedhni Renata Naturalis?

Bimë të Egra

Jo kultivim artificial

Çdo bimë vjelet me dorë në mjedisin e saj natyror, aty ku bima rritet e lirë dhe ruan përqendrimin më të lartë të vlerave ushqyese.

Hidrosole të verteta

Distilim, jo infuzion

Jo thjesht ujëra të infuzuara, por esenca të pastra të distiluara në bakër. Ky proces kap të plotë shpirtin ujor të bimës, duke garantuar fuqi terapeutike në çdo pikë.

Distilim ne baker

Mjeshtëri mbi industrinë

Përdorimi i kazanit të bakrit garanton pastërti maksimale dhe një proces të ngadaltë, që ruan integritetin e molekulave aromatike dhe vlerat terapeutike.

Alkimi artizanale

Cilësi mbi sasinë

Prodhojmë vetëm në sasi të vogla, ku çdo seri kalon përmes procesit "single-run" (distilim i vetëm) për të siguruar një produkt të papërsëritshëm në pastërti.

Arti i distilimit

Mirë se vini në Renata Naturalis. Rrugëtimi im nuk nisi në një laborator, por në lëndinat e larta dhe pyjet e pasura të bjeshkëve tona.

U thellova me durim për të zotëruar mjeshtërinë e vjetër të distilimit në kazanë bakri. Tani, në punëtorinë time të vogël, çdo seri nis me bimë të egra që transformohen ngadalë përmes avullit, duke u shndërruar pikë pas pike në esencë të pastër.

Kjo nuk është thjesht një përzierje; kjo është alkimi. Bakri luan një rol jetik në garantimin e pastërtisë dhe integritetit aromatik të çdo esence.

Shpesh na pyesin: pse Renata Naturalis? Në latinisht, kjo do të thotë 'e rilindur përmes natyrës'. Për ne, ky emër është një premtim: procesi i distilimit është një ringjallje, ku shpirti i bimës shndërrohet në një pikë të pastër kujdesi për ty.

— Iliri, themelues dhe distilator

Koleksioni ynë

Kujdes i gjallë për lëkurën, esenca të vërteta nga natyra.

Duke ngarkuar produktet...

Për të bërë tuajën njërën nga esencat tona, porositni drejtpërdrejt përmes WhatsApp.

1

Zgjedhni produktin

Shfletoni koleksionin tonë të përzgjedhur me esenca bimore të egra, të mbledhura në lartësitë e bjeshkëve.

2

Bisedoni në WhatsApp

Klikoni butonin për të na kontaktuar. Jemi këtu për t'ju këshilluar mbi esencën e duhur për ju dhe për të finalizuar porosinë.

3

Merreni te dera

Ne sigurohemi që esenca juaj artizanale të udhëtojë e sigurt dhe të mbërrijë shpejt në adresën tuaj.

Na kontaktoni

Punëtoria

Rr. Ismail Ismaili nr.22, Prishtinë

Shporta Juaj

×

Shporta është bosh